Ditën e sotme, Ambasada e SHBA në Tiranë, e quan historike për shkak të fillimit të projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë amerikane, Bechtel.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra ka qenë një ëndërr në vend.
Prezente në nisjen pë hidrocentralin e Skavicës, ka qenë dhe vetë ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
“Sot është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, në nisjen e projektit për hidrocentralin e Skavicës” thuhet në postimin e ambasadës.