Ambasada e SHBA uron 45 gjyqtarët dhe prokurorët e rinj: Shqiptarët presin nga ju të jeni të pavarur e kurajozë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane në Tiranë uron 45 magjistratët e rinj që i janë bashkuar sistemit të drejtësisë këtë javë dhe kërkon prej tyre që të tregohen të pavarur e kurajozë, sepse atë presin shqiptarët prej tyre.

Selia diplomatike në kryeqytet thotë se Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj.

Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Zjarr Tv Ad