Ambasada e ShBA-ve i përgjigjet prokurorisë mbi kërkesën e bërë për Tom Doshin

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada amerikane në Tiranë i është përgjigjur prokurorisë shqiptare në lidhje me kërkesën e bërë mbi pastërtinë e figurës së kandidatit Tom Doshi, dhe mbi të dhënat që disponon Departamenti i Shtetit në lidhje me ndonjë veprimtari të jashtëligjshme të kreut të PSD-së.

Prokuroria bën me dije se është në pritje dhe të përgjigjes nga Interpol. Tom Doshi kandidon në siglën e partisë që ai drejton në qarqet Shkodër dhe Tiramë.

Pas apelit të vazhdueshëm të ambasadores Yuri Kim, mbi mospërfshirjen e Doshit në lista, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me shkresë zyrtare ambasadës amerikane, mbi informacione të mundshme që do ta pamundësonin kandidimin e Doshit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Pas marrjes dhe të përgjigjes nga Interpolit sektori i dekriminalizimit do i dërgoj materialet në KQZ, e cila do vendosë më pas nëse do e lejojë apo jo kandidikin e tij.

Kujtojmë se Doshi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në Prillin e vitit 2018 së bashku me familjen e tij.

Zjarr Tv Ad