Ambasada SHBA-ve i përgjigjet Presidentes Vjosa Osmani për pretendimet mbi pikën 15-të të marrëveshjes me Serbinë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë potencuar se do të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të implementuar zotimet që këto dy shtete kanë dhënë kur kanë nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

Kështu thuhej në pikën e 15 të marrëveshjes së Washingtonit.

“Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhet në pikën e 15-të.

Zjarr Tv Ad