Ambasadorët e BE priten me gaz e hare në Korçë, Soreca ia merr këngës përkrah Marsela Çibukaj (VIDEO)

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca në kuadër të ditëve të Europës, ka vizituar qytetin e Korçës,  ku është surprizuar nga fëmijët që e kanë pritur me këngë e me valle në qendër të Pazarit.

Soreca bashkë me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë kanë kaluar një ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave, nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.

Në një moment zyrtari i BE, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj. Kjo ditë është kthyer si një ditë feste edhe për qytetarët e shumtë korçarë, ndonëse masat kufizuese nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave.

“Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të  Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”, shkruan Soreca në Twitter.

Zjarr Tv Ad