Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë. Në një komunikim me gazetarët, ai ka treguar shkurt se për çfarë ka folur me ta.
“Takimi i sotëm ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe të ardhmen”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se, ambasadorët e huaj kanë shkuar mëngjesin e kësaj të marte në selinë e Partisë Demokratike, një ditë pas zhvillimeve në selinë blu, ku anëtarë të Grupit të Rithemelimit me në krye Sali Berishën, shkuan atje dhe mbajtën një konferencë.
Ambasadori i BE Luigi Soreca, Yuri Kim e SHBA, Peter Zingraf i Gjermanisë dhe Elisabeth Barsacq e Francës, janë pritur në hyrje të selisë nga Sekretari Gazment Bardhi. Vetë Basha nuk doli në hyrje por qëndroi në zyrë me nënkryetarët dhe zyratë të tjerë të partisë.