“Ambasadorët kanë punën e tyre”, Bujar Nishani për situatën në PD: Maskat e zeza brenda Selisë turp i madh i Bashës, shihni ku ka degraduar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një intervistë për moderatorin e Fax News, Bejdo Malo, ku ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Fillimisht Nishani foli për Komisionin e Rithemelimit që sipas tij do të ndërtojë një PD ku do të ketë vend për të gjithë dhe arritjet do të jenë vetëm me meritokraci.

“Ajo që është thelbësorja është çka synojmë përtej këtij procesi. Ne duam një PD ndryshe, duke nisur nga parimet më thelbësore, e të menduarit në mënyrë të lirë, garës së barabartë, meritokracisë, transparencës. Të mos kemi më zgjedhje fallso në PD. Të krijojmë një parti ku të ketë vend për të gjithë, por ky vend të jetë mbi meritokracinë. Një votim transparent, i barabarte dhe i ndershëm. Të kemi produktin e një shtëpie politike të bazuar mbi të vërtetën dhe jo fallsitetin”, tha ai.

Sa i takon ambasadorëve, ish-Presidenti thotë se ata kanë punën e tyre, duke shtuar se ata nuk mund t’i tregojnë një partie se kë duhet të ketë anëtar apo lider.

“Ambasadoret kanë punën e tyre, le të vazhdojnë punën e tyre sipas protokollëve. Çështjet e partive politike i takojnë vetëm anëtarëve. Askush nuk ka ndërhyrë dhe nuk do ndërhyjë dhe bnë të ardhmen në mënyrën si organizohet ajo parti, cilët do jenë anëtarët dhe scili do jetë lidershipi. Ka vetëm një kusht, që të jenë në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë. Të tjerat i takojnë vetëm anëtarëve të PD-së. Edhe ambasadorët dhe qeveria dhe çdokush tjetër besoj do qëndrojnë larg zhvillimeve në PD”, tha ai.

Për kreun e PD-së Lulzim Basha, Bujar Nishani thotë se ka degraduar në atë pikë ku po fut në PD ‘maskat e zeza’ që sipas tij përbën një turp të madh. “Është turp i madh i Lulzim Bashës që e ka katandisur veten e tij dhe imazhin e PD-së duke futur persona që i njoh mirë dhe që janë me raporte problematike me ligjin në Shqipëri. Mendoj se ata persona nuk do ta sakrifikojn ë veten e tyre si mish për top për hallet e Lulzim Bashës. Janë mijëra anëtarë të PD-së që do vazhdojnë jetën e tyre.\

PD ka kaluar dhe momente me të vështira. PD-së i kanë vrarë themelues që në ditet e para të pluralizmit, komisionerë në qendra të votimit, i kanë vrarë militantë në protesta. I kanë elem*inuar  liderin e parë të saj. PD ka kaluar mes sakrificave të shumta. Na duhet ti denoncojmë. Përfshirja në PD të zyrtarëve të lartë socialistë , të drejtuesve dhe familjarëve të njerezve që s’kanë lidhje me PD, minorenë, fëmijë, studentë dhe pedagogë në universitete që mund të jenë të nderuar në jetën private por bëhen pjesë e një fallsiteti. Të gjitha këto e kanë degraduar sjelljen e tyre dhe nuk meritojnë vëmendje“, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad