Ambasadori amerikan takon Kurtin: SHBA e përkushtuar që qeveria e ardhshme të jetë e suksesshme

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ekipin e tij.

Gjatë këtij takimi Kosnett SHBA-të janë të përkushtuara për t’i ndihmuar qeverisë së re që të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e vet si partnere e barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar.

Në një postim në Twitter, ambasadori amerikan shprehet se takimi është pjesë e një serie diskutimesh që është duke zhvilluar për prioritetet e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ekipin e tij, në kuadër të një serie diskutimesh për prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbetemi të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, – thuhet në njoftimin në “Twitter” të Kosnett..

Zjarr Tv Ad