Ambasadori britanik reagon pas raportit për Lirinë e Shtypit: Më erdhi keq kur lexova se Shqipëria zbriti me 20 vende, ne qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Abasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka reaguar pasi Reporterët Pa Kufij publikuan raportin për Lirinë e Shypit, ku tregohej se Shqipëria kishte zbritur me 20 pozicione.

Smith shkruan se i erdhi keq kur lexoi këtë lajm, pasi gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë të lirë dhe të ekspozojnë korrupsionin. Ai thotë se i qëndron përkrah gazetarëve shqiptarë.

“Më erdhi keq kur lexova se Shqipëria zbriti 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë për të kërkuar llogari nga ata që janë në pushtet, të ekspozojnë korrupsionin dhe të informojnë qytetarët.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë”, shkruan ambasadori britanik.

Zjarr Tv Ad