Ambasadori bullgar në Shqipëri:”Me punë do të mund të kryhet anëtarësimi i plotë i vendit në BE”

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori bullgar në Shqipëri, Momtchil Raytchevsk është shprehur nga Pogradeci se vendi ynë është në rrugën e duhur të proçeseve intreguese në Bashkimin Europian. Sipas tij arritjet e deritanishme në proçeset integruese kanë ardh si pasojë e punës dhe ai thekson se me punë do të mund të kryhet anëtarësimi i plotë i vendit në BE.

“Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, rendi i ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu sikundër ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë. Hapi i madh drejt BE është bërë dhe tani po shkohet drejt rezultateve konkrete”, tha Raytchevski

Pyetjes,sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese,diplomati bullgar apeloi që palët të vijojnë dialogun.

“Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen. Le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm. Ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjesë e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit shqiptar”, tha Raytchevski.

Ambasadori bullgar dorëzoi një sasi pakosh ushqimore dhe produktesh sanitare për familjet në nevojë të bashkive Pogradec, Pustec dhe Librazhd.

Zjarr Tv Ad