Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, nga Elbasani dha një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare, kur deklaroi se liria e shtypit është një e drejtë themelore.
“Unë personalisht mendoj se liria e shtypit është një element shumë i rëndësishëm i Kushtetutës së vendit dhe mendoj se e gjitha është një proces. Liria e shtypit është një e drejtë themelore”
Mesazhin e bëri më të qartë, kur përfaqësuesi i Austrisë ritheksoi qëndrimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic.
“Ashtu si Brukseli zyrtar edhe ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë e shohin me shqetësim paketën anti shpifje të propozuar nga qeveria shqiptare”
Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar dhe kërkoi ndërhyrje urgjente për përmirësimin e paketës së qeverisë, pasi disa nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve.