Ambasadori i Bernd Borchardt : RTSH-ja, transmetues publik i pavarur dhe i besueshëm

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“RTSH-ja ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndër vite drejt të qenit një transmetues publik i pavarur, i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, tha sot në një tryezë kombëtare për financimin dhe modelet e qeverisjes dhe të rregullimit të RTSH-së, organizuar nga projekti i asistencës teknike për transmetuesit publikë në Ballkanin Perëndimor.

 

Ai përmendi si arritje të rëndësishme hartimin e parimeve editoriale, një plan profesional dhe të plotë biznesi, punën për strategjinë editoriale dhe hapjen e kanaleve tematike.

 

“Media publike duhet të luajë një rol kyç në çdo vend demokratik, duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesin qytetar, duke qëndruar larg interesave të njëanshme komerciale dhe fitimprurëse tipike të televizioneve private. Po aq e rëndësishme është që media publike të jetë e pavarur nga forcat dhe interesat politike, e aftë të mbështetet te tarifa e shërbimit, pa shumë të ardhura nga reklamat”, tha Borchardt. Ai vuri në dukje se RTSH-ja ka tarifën më të ulët të shërbimit në Evropë, si dhe nevojën për një model financimi të zbatueshëm, në mënyrë që RTSH të luajë plotësisht rolin e saj.

 

Borchardt tha se kanalet televizive private luajnë një rol shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe RTSH-ja është një konkurrent i natyrshëm i tyre dhe jo kërcënues.

 

“Unë besoj se RTSH-ja duhet të vijojë të ruajë historinë shqiptare, duke përcjellë të vërtetën për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke pasqyruar jetën e pakicave, duke mbështetur njerëzit në zonat më të thella ose duke raportuar për çështjet e duhura në jetën e përditshme të qytetarëve nga i gjithë vendi”, tha Borchardt.

 

Ai njoftoi se Prezenca do të zbatojë një projekt të rëndësishëm 2,5-vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian me RTSH-në, gjatë të cilit do të trajnohen profesionistët e televizionit dhe do të përmirësohen aftësitë teknike.

 

Zjarr Tv Ad