Ambasadori i Britanisë në selinë e PD-së

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ndodhet në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë dhe situata politike në vend. Përmes një postimi në twitter disa ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh kundër protestave të dhunshme dhe bëri apel për vetëpërmbajtje

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore” shkruante ambasadori Norman.

 

Zjarr Tv Ad