Ambasadori i SHBA në Kosovë: Nuk jemi të kënaqur me afatin për targat, shpresojmë se do të zgjatet

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur se nuk është i kënaqur me afatin e vendosur për regjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Komentet Hovenier i bëri për RTV Kim, ku theksoi se vendimi i Kosovës për t’u lejuar qytetarëve që jetojnë në këtë vend që të drejtojnë makina të regjistruara në Kosovë është i drejtë dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por sipas tij, afati kohor i zbatimit është shqetësues.

Ai shton se një afat aq i shkurtër për regjistrimin e auomjeteve është i vështirë për qytetarët dhe është diçka e lodhshme, por shpreson se do të ketë zgjatje të afatit.

Sipas tij, zgjatja e afatit do të jetë në dorë të Qeverisë së Kosovës.

“Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë (riregjistrimin e automjeteve). Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit. Mesazhi për Qeverinë e Kosovës ishte se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme. Shpresojmë të ketë një zgjatje. Kjo ishte pjesë e bisedës sonë. Nuk mund të them nëse do të ndodhë apo jo, sepse më pyetët se çfarë do të ndodhë, por është vendim i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai për Rtv Kim.

Zjarr Tv Ad