Ambasadori i Sllovenisë flet nga Korça: Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE, problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj, ka folur nga Korça për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ai është shprehur se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë tani më e Bashkimit Evropian, teksa u shpreh se është komplekse çështja e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe pse Shqipëria s’ka të bëj fare më këtë.

“Samiti ishte një sukses edhe pse ishte pak komplekse këtë vit. Deklaratat ishin të koordinuara midis 27 anëtarëve ndaj vështirësia kuptohet. Në fund fare ajo që ka rëndësi është që dolën të gjithë me një deklaratë të përbashkët. Kishte një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi në mbështetje dhe shohim që e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me ne, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e BE. Por kishte dhe mesazhe të tjera të rëndësishme për bashkëpunimin në vijueshmëri në kohët afatshkurta dhe afatgjata. Kishte thirrje të përbashkëta për investime në ekonomi, do të jenë biliona lek për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që do e bëjnë jetën e njerëzve këtu më të mirë.

Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit , Merkel dhe Vonderlighen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të kompleksuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria ska të bëjë fare me këtë çështje”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad