Ambasadori kosovar del i ekzaltuar pas takimit me Macron: Jam i plotfuqishëm dhe fuqiplotë

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar dje presidentit Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij në selinë diplomatike në Parisë.

Përmes një ceremonie të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée, Halimi i dorëzoi letrat kredencialet që kishte marrë nga presidentja Vjosa Osmani, njoftoi ambasada e Kosovës në Francë.

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i Ambasadorit Halimi i cili tha është ndjerë i “Plotëfuqishëm dhe Fuqiplotë” pasi ka marrë zyrtarisht detyrën.

“Kënaqësi, ndër dhe privilegj të dorëzoja Letrat Kredenciale të Presidentës tonë, Zonjës Vjosa Omani tek Presidenti Macron dhe të përfaqësoj kështu vendin tim, Republikën e Kosovës, në cilësinë e Ambasadorit të Plotëfuqishëm dhe Fuqiplotë në Francë”, ka shkruar Halimi.

Zjarr Tv Ad