Ambasadori Luigi Soreca largohet nga Shqipëria

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca nuk do të shërbejë më në Tiranë duke filluar nga 1 prilli.

Soreca largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Lajmi u konfirmua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas gati 3 vite e 6 muaj shërbim në Shqipëri. Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Soreca pasoi në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë diplomaten kroate, Romana Vlahutin.

Zjarr Tv Ad