Pas njoftimit nga ambasada amerikane në Tiranë, edhe Delegacioni i BE zbardh detaje nga takimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Ambasadori Soreca, zbulon dy temat kryesore të diskutimit, teksa shprehet se Celibashi i ka informuar ambasadorët mbi vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, si dhe për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
“Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi ?? dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara ?? në Shqipëri Yuri Kim. Kryetari na informoi mbi (1) vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe (2) për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Është e rëndësishme të adresohen rekomandimet e OSBE ODIHR shumë përpara kohe. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të ndiqen nga të gjithë aktorët shqiptarë ?? përgjegjës në kuadrin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Parregullsitë dhe pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet në Raportin 2021 të Komisionit Evropian ?? për Shqipërinë ??. #BE ?? do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për KQZ-në në funksionet e saj thelbësore”, thekson ambasadori Soreca pas takimit.