Ambasadorja amerikane mesazh popullit shqiptar: Faleminderit për sakrificat, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj. Jeni më të mirët

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një postim në Instagram pas koncertit të organizuar për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në.

“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme. Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona. Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!!”, shkruan ambasadorja në postim teksa publikon dhe foto të momenteve nga koncerti.

Burimi:Postimi i ambsadores në Instagram.

Zjarr Tv Ad