Ambasadorja e BE në Tiranë, Hohmann: Ja përse u tërhoqëm nga granti 28 milionë euro për Portin e Durrësit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka inspektuar sot zonat e përmbytura në Shkodër, duke u shprehur se BE është këtu të ndihmuar që të zhvillohen kapacitete në mënyrë që të reagohet sa më shpejt.

E pyetur në lidhje me anulimin e granteve të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, Hohmann u shpreh se janë ndryshuar kushtet e investimeve.

“BE është këtu nuk u ikën problemeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje. Në të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë.

Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë”, u shpreh Hohmann.

Zjarr Tv Ad