Ambasadorja e BE: Përshëndesim zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Diplomatja europiane thotë në një reagim publik se SPAK-u efektiv, është thelbësore për suksesin e reformës në drejtësi. Më tej Hohmann ka vlerësuar edhe Arben Krajën, i cili qëndroi për tre vite në krye të këtij institucioni.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit.Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.

Zjarr Tv Ad