Ambasadorja e re e Palestinës merr “bekimin” e Presidentit Meta

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Sh. S. Znj. Hana A.S. Shawa.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad