Ambasadorja e SHBA: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandati të vettingut

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur. Kim shkruan në Twtter se është takuar me ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri dhe kanë diskutuar një sërë çështjesh.

Diplomatja amerikane vë theksin tek zgjatja e mandatit të vettingut që duhet të miratohet nga parlamenti. Po ashtu ajo shton se palët duhet veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet.

“Takova sot ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh.

Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.

Zjarr Tv Ad