Ambasadorja e SHBA: Tryeza e reformës zgjedhore të prodhojë rezultat

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim pati një takim ditën e djeshme me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se ambasadorja nxiti ministren që të përfundohet reforma zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët presin rezultate nga tryeza e negociatave për këtë reformë.

‘’Gjatë takimit të tyre, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nxiti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate.’’

Zjarr Tv Ad