Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për sekuestrimin e 5 milionë euro pasuri në kuadër të dosjes 399.
Ky reagim i ambasadores amerikane vjen një ditë pasi GJKKO vendosi te sekuestroje pasuritë e 17 pjesëtarëve në dosjen 399, të akuzuar si përgjegjës për laboratorin e heroinës në Brenovë të Hasit.
Vlera e pasurive të këtyre personave të sekuestruar nga GJKKO llogaritet në rreth 5 milionë euro, dhe përfshin lloje të ndryshme si restorante, hotele, automjete etj.
“Bazuar në informacionet e DEA-s amerikane, SPAK ia doli me sukses të procedojë një grup të madh të strukturuar kriminal, që rezultoi me burgosjen e 17 trafikantëve, si dhe me konfiskimin e pasurive në një vlerë 5 milionë euro,” shkruan Kim në Twitter.