Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. këtë të mërkurë.
Mësohet se takimi është zhvilluar në Selinë Blu. Në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit 2021, i kontestuar nga selia blu.
Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste, e cila siguroi 74 mandate. PD-ja mori 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.
Deri më tani, kreu i Partisë Demokratike mësohet se ka deklaruar që nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare. Shkaku kryesor për mosnjohjen e zgjedhjeve është parregullsia gjatë procesit zgjedhor.