Ambasadorja gjermane: Apel palëve të pengojnë çdo formë dhune

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë nga procesi i 30 qershorit, ku maxhoranca është e vendosur për të kryer zgjedhje vendore, pavarësisht datës së re të dekretuar nga Presidenti Meta, ambasadorja gjermane në Tiranë, apelon palët të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune.

“Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it. “ shkruan Schütz në deklaratën e saj

Deklarata e Plotë:

Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.

 

Zjarr Tv Ad