Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka falenderuar presidentin Meta dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për dekretimin e anëtarit të 9-të të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshin.
Ambasadorja thotë se tashmë duhet edhe 1 anëtar tjetër në Gjykatën e Lartë në mënyrë që kjo gjykatë të mund të emërojë gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
“Sot është emëruar gjyqtari i 9-të në Gjykatën e Lartë Faleminderit edhe një herë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës. Edhe një tjetër për t’u dekretuar, në mënyrë që Gjykata e Lartë mund të emërojë gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Kushtetuese. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të japë më shumë rezultate dhe të qëndrojë në rrugën e saj”, shkruan ambasadorja Kim.