Ambasadorja Kim: Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku! Se kuptoj si një vend i tillë rënditet mes vendeve të varfra

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur mbi ndikimin që Rusia dhe Kina kanë në rajon, gjithashtu dhe për tre prioritetet e saj në krye të diplomacisë amerikanë në Tiranë. Sipas saj, SHBA-të kanë qenë partner të cilët e kanë mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, prandaj dhe ajo nuk është e shqetësuar mbi ndikimin e mundshëm nga Rusia dhe Kina.

“Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku. Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Do të punojmë fort për këtë gjë”,tha ajo.

Ajo ka listuar dhe tre prioritetet gjatë qëndrimit në Tiranë të cilat lidhen me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi. Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës ”, shtoi ajo.

Ndërsa, sa i përket çështjes së biznesit ambasadorja e ka quajtur si të “pa kuptimtë”, faktin se si një vend me një pozicion të tillë gjeografik dhe strategjik, të rënditet mes vendeve të varfra.

“Nuk ka kuptim. Është një vend shumë strategjik gjeografik. Mjafton thjesht të nxirret në pah potenciali i duhur dhe minimalisht, ky vend do të jetë mesatar”, u shpreh ambasadorja gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë.

Zjarr Tv Ad