“Ambasadorja Kim s’shkel në zyrën time pa kërkuar falje”/ Lubonja: Shërbim ndaj demokracisë

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ndërkohë, kundër këtij mendimi ka qenë Fatos Lubonja, duke shtuar se këto deklarata të Berishës i cilëson shërbim ndaj demokracisë.

“Për mua deklaratat ndaj ambasadores, ishin shërbim ndaj demokracisë. Ore a është demokratike kjo që po bëjnë amerikanët? Unë po merrem me këtë. Meqë se bëhet fjalë për non-grata të Berishës dhe lojën e Yuri Kim. Berisha thoshte për Yuri Kim dhe jo Amerikën. Pyetja ngrihet: A është demokratike?! Nëse keni parasysh, akuza që iu bë Berishës për korrupsion, nuk është thjeshtë e tillë por se ‘ka kërcënuar rëndë demokracinë’. Po këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha. Një ambasadore që thotë vetë që punon me qeverinë, që ka konflikt interesi në këtë aspekt, futet në lojërat politike se kush nuk do të bëhet apo do të bëhet kryetar, të një partie, që nuk respekton as zgjedhësit e kësaj partie. Kur del ai me 4200 firma, në vend që të thotë demokratët, ajo thotë; ne njohim këtë. Po a është kjo demokratike? Jo! Demokratike është që të respektohet populli. Këtu nuk kemi të bëjmë me demokraci, por është sulm ndaj saj dhe për të mbështetur një regjim, për interesa që ambasadorja me këtë regjim. Si regjimi i Pinoçetit.

Këtu është një regjim që kontrollon drejtësinë, gjithçka, ekonominë. Kjo është që të mbrosh regjimin. Ai duke iu kundërvënë (Berisha) na bën të paktën që të hapim këtë debat.”, pohoi Lubonja.

Zheji: Ne kemi një frymë delirante. Ambasadores nuk i lejohet nëse ky vend di të vetëpërmbahet. Ose bëj një parti dhe thuaj jam edhe me Moskën edhe me Pekinin. Bëje.

Lubonja: Po c’është kjo. Dielli lind në perëndim.

Zheji: ka një vend më të cuditshëm se ne

Lubonja: Toka rrotullohet rreth diellit, s’ka lindje fare

Zjarr Tv Ad