Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rrallë: Kjo është arsyeja pse SHBA përqendrohen kaq shumë tek reforma në drejtësi

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e ndjerë të ambasadores Yuri Kim në kuadër të festës së fëmijëve, 1 Qershorit.

Kim shprehet se pjesa me e bukur e punës së saj është kur takon fëmijë të zgjuar, të talentuar dhe pozitivë në Shqipëri.

Ambasadorja thekson se ndihet e frymëzuar nga prindërit dhe familjet e tyre të cilët punojnë fortë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të jetë më e ndritur. Kim shprehet se pikërisht kjo është edhe arsyeja se përse SHBA përqendrohet kaq shumë në çështje si reforma në Drejtësi dhe integrimi në BE.

Postimi i plotë:

“Pjesa më e bukur e punës sime është kur takoj fëmijët e zgjuar, të talentuar dhe pozitivë të Shqipërisë. Ndihem gjithashtu e frymëzuar nga prindërit dhe familjet e tyre të cilët punojnë aq fort që e ardhmja e fëmijëve të tyre të jetë më e ndritshme se e jona. Kjo është arsyeja pse SHBA përqëndrohen kaq shumë në çështje si reforma në drejtësi, integrimi në BE dhe mundësitë e biznesit.

Në këtë Ditë të Fëmijëve, le të festojmë fëmijët e mrekullueshëm në të gjithë Shqipërinë dhe të premtojmë se do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur dhe rritur ata. Uroj që gjithmonë t’ju mbajmë në zemrat tona dhe të kujtojmë se e ardhmja ju përket juve! ”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad