Ambasadorja Yuri Kim flet për rolin e Shqipërisë në konfliktin në Ukrainë: Po merrni vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se Shqipëria “po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta”, duke veçuar mes të tjerash rolin që ka vendi ynë në konfliktin në Ukrainë.

Komenti i Yuri Kim u bë gjatë Forumit të Grave në Ushtri, ku Shefja e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjenerale Brigade Hou e cila po viziton Shqipërinë, ishte e ftuar e veçantë.

Fjalimi i plote

Ministër Peleshi, Zëvendës Ministre Bici, Shef i Shtabit Gjeneral Major Begaj, Zëvendës Shefe e Shtabit Gjenereal Brigade Shehu dhe Shefe e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjenerale Brigade Hou.

Nuk mund të mendoj për një rast më të mirë për të festuar udhëheqjen ushtarake të grave dhe udhëheqjen në përgjithësi – në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kjo është një mundësi për të përsiatur mbi arritjet tona në barazinë gjinore dhe për t’u përkushtuar sërish për të bërë ndryshime aty ku ka ende boshllëqe.

Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë dramatike në 30 vitet e fundit. Dhe fakti është se ka ndryshuar për shkak të vullnetit të popullit shqiptar për të flakur poshtë diktaturën dhe për t’iu përkushtuar demokracisë. Unë besoj vendosmërisht se ky vullnet është një nga arsyet kryesore të lidhjeve të ngushta dhe të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe atij amerikan. Dhe janë vërtet të qëndrueshme – ne po festojmë tani 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Shqipëria po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta. Ju ishit vendi i parë që mikpriti afganët që ikën nga talebanët vitin e kaluar dhe keni pritur me dinjitet dhe respekt në vendin tuaj gati 2,500 afganë. Ju jeni tani në qendër të përgjigjes globale ndaj pushtimit të tmerrshëm të Ukrainës nga Rusia, përmes rolit tuaj në Kombet e Bashkuara. Vetëm javën e fundit, një rezolutë shqiptaro-amerikane mori një mbështetje historike, të pashoqe, duke dënuar Rusinë dhe duke mbështetur Ukrainën. Dhe, veçanërisht e përshtatshme për sot – Shqipëria ka marrë vlerësime globale për përqindjen më të lartë në botë të grave ministre në kabinetin e saj: më shumë se 70 për qind. Jam e nderuar të jem këtu me gra drejtuese të niveleve të larta – nga zëvendësministrja juaj e Mbrojtjes e deri te zëvendës shefja e shtabit të mbrojtjes, me të gjithë oficerët dhe nënoficerët këtu në sallë. Dua t’i bëj një vlerësim të veçantë togeres Armela Murati, e cila do të jetë pilotja e parë femër e një helikopteri në Shqipëri. Ajo që bën secila prej jush ndihmon për të frymëzuar të tjera.

Ditë pas dite, drejtueset femra të Shqipërisë janë të përkushtuara për të ndihmuar jo vetëm shqiptarët këtu në vend, por edhe ata në nevojë jashtë tij. Ambasadoret, ministret, drejtoreshat dhe drejtueset e komuniteteve tuaja po i tregojnë botës se nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, ajo që ka rëndësi janë rezultatet e punës tuaj dhe duhet të jeni jashtëzakonisht krenare për punën.

Sot është një ditë për të festuar, për të reflektuar dhe për t’u përkushtuar për vazhdimin e marshimit drejt përparimit. Jam krenare që jam në këtë marshim me ju. Me siguri do të ketë sfida përpara, por nëse puna me gratë shqiptare më ka mësuar diçka, është se ju jeni gati. Faleminderit!  theksoj kim

Zjarr Tv Ad