Ambasadorja Yuri Kim, lutet për fermeren pasi provoi shalqirin e Lushnjes: Zoti i bekoftë duart e tua (Foto)

0
491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shqipëria ka shalqirin më të mirë në botë”, kështu shprehet Yuri Kim në një foto që ka publikuar në Instastory.

Ambasadorja amerikane, shihet të ketë vizituar një shitëse diku në një cep të Shqipërisë, për të cilën lutet që Zoti t’i bekojë duart, pasi ajo nuk është vetëm shitëse, por edhe fermere që e mbjell shalqirin në tokën e saj.

Diplomatja shihet e qeshur dhe e veshur tepër thjeshtë, duke iu përshtatur ambientit.

Kim ka ndaluar për të blerë diçka, por nuk ka harruar të shkrepë dhe disa foto duke i ndarë me krenari me ndjekësit e saj në rrjete sociale, siç bën gjithnjë kur viziton vende të bukura dhe historike të Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad