Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka deklaruar se; deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, të mos garojë në zgjedhje 25 prillit.
Ambasadorja Kim, ka shpërndarë në “Tëitter”, deklaratën e vitit 2018-të të Departamentit të Shtetit, krahas së cilës shkruan se; ia vlen të kujtohet ky njoftim, ndërsa shton se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.
Në një njoftim të shpërndarë nga Departamenti i Shtetit, vendimi për Doshin është marrë në bazë të seksionit 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve, që synon të bllokojë hyrjen në SHBA të personave që konsiderohen si të korruptuar, apo shkelin të drejtat e njeriut.
Kujtojmë se; Tom Doshit i është refuzuar viza për në SHBA, në vitin 2018-të.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”– ka shkruar Yuri Kim.