Ambasadorja Yuri Kim uron në shqip: Gëzuar ditën e Pavarësisë! Urime vijnë nga Soreca edhe ambasada gjermane

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar nga Vlora festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip: “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar 109 vjetorin të Ditës së Pavarësisë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Soreca ka shprehur gatishmërinë për integrimin sa më parë të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Sot ne i bashkohemi qytetarëve në festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë! Ne jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në familjen e BE-së. Gëzuar 28 Nëntorin, gëzuar ditëlindjen Shqipëri”, shkruan Soreca.

Zjarr Tv Ad