Ambasadorja Yuri Kim viziton Memorialin e Skënderbeut dhe jep mesazhin: Guximi dhe mençuria e Skënderbeut le të na frymëzojë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme Memorialin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin e Lezhës.

Kim ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale nga vizita e saj, teksa jep edhe një mesazh të rëndësishëm.

“Nder që vizitova Lezhën, qytetin e lashtë ku Gjergj Kastrioti mundi të bashkonte të gjithë popullin shqiptar në 1444 për të luftuar një forcë pushtuese që dukej shumë e fuqishme për t’u mposhtur.

Guximi dhe mençuria strategjike e Skënderbeut le të vazhdojë të na frymëzojë. Bashkimi bën fuqinë!”, shkruan ambasadorja Kim.

Zjarr Tv Ad