Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në Tiranë, ka reaguar sërish në lidhje me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit. Nëpërmjet një postimi në Twitter, larg gjuhës diplomatike dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ambasadorja ka kërkuar nga Partia Socialiste, që ashtu sikurse PD dhe të tjerët, të kërkojë largimin e deputeit Tom Doshi nga gara dhe mos t’i bëjë njerëzit të besojnë se ata janë aleatë.
“Vërejmë se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të tjerët nuk duan në Parlament dikë që nuk përmbush kushtet. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Meritojnë më mirë”, shkruan Kim në Twitter.