Amendamenti i Braçes përçan grupin e PS, maxhoranca rrëzon propozimin! Çfarë paralajmëron deputeti socialist: “Koha për punë tjetër”

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar një amendament në Parlament, por që nuk ka marrë mbështetjen e kolegëve të tij.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:

Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Ndërkohë pas rrëzimit të amendamentit, Braçe bëri një postimi në facebook, duke shkruar “Koha për punë tjetër”.

Nuk dihet nëse me këtë mesazh Braçe paralajmëron tërheqjen nga politika, por mbetet për t’u parë.

Zjarr Tv Ad