Amerikanët lënë një klub të shëndoshë, ja sa i kushtoi titulli i 19-të i Milanit fondit “Elliott”

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me aprovimin e bilancit deri në 30 qershor 2022, mbyllet konkretisht edhe aventura e fondit “Elliott” te Milani. Siç edhe dihet, klubi kuqezi u ble nga fondi “RedBird” për 1.2 miliardë euro, teksa “Calcio&Finanza” ka zbardhur të gjitha shpenzimet e “Elliott”-it që nga dita e parë në krye të kuqezinjve.

Nga fletoret e bilancit që janë publikuar, duket se aksionisti “Project Redblack”, nëpërmjet “Rossoneri Sport Investment Luxembourg” ka financuar klubin së fundmi me 5 milionë euro. Kësaj shifre i shtohen edhe 533,25 milionë eurot e shpenzuara që nga 2 gushti 2018 deri më 30 qershor 2021.

Duke marrë parasysh të gjitha derdhjet, “Elliott” ka vendosur në dispozicion të Milanit nëpërmjet “Project Redblack” 538,25 milionë euro.

Kësaj shume i shtohen edhe 300 milionë eurot që fondi amerikan ka investuar për të marrë kontrollin e klubit kur e mori si peng pasi i kishte huazuar të njëjtën shumë Jonghong Lisë kur ky i fundit e bleu Milanin nga Silvio Berluskoni.

Me llogari në dorë, arrihet shifra 838,25 milionë euro së cilës i duhen zbritur 128 milionë eurot e borxhit (dy fondet e miratuara nën menaxhimin e Fasones) që Milani nën menaxhimin e “Elliott”-it ia riktheu vetë fondit.

Praktikisht që nga marrja nën menaxhim e Milanit e deri më 30 qershor të këtij viti, amerikanët kanë investuar te kuqezinjtë 710,25 milionë euro.

Ndër muaj, nuk ka pasur vetëm derdhje nga pronarët, por edhe përfitime pasi klubi është strukturuar në bazë të vetëfinancimit.

Rrugëtimi i “Elliott”-it nisi me -194,6 milionë euro në 2019-ën, teksa borxhi aktual neto është 28 milionë euro, të cilave u shtohen edhe -66 milionët e bilancit.

MERKATO – Milani raportoi bilancin vjetor të sezonit futbollistik 2021-2022, në të cilin kuqezinjtë fituan titullin e 19-të. Duke lexuar raportin, mund të shihni kostot e lojtarëve të blerë sezonin e kaluar, si përgjithmonë ashtu edhe në formë huazimi.

Sa u përket lojtarëve që kanë ardhur përgjithmonë, janë shtatë: Adli, Balo-Ture, Zhiru, Menja, Lazetiç, Tomori dhe Tonali. Sa u përket lojtarëve që kanë ardhur në huazim, janë pesë: Brahim Diaz, Pelegri, Bakajoko, Florenci dhe Mesias.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad