Amerikania e përdhunuar nga kamarieri, me mision në Shqipëri: Më ndoqi pas

0
949
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetase amerikane, rezidente në Tiranë, ka denoncuar në polici për përdhunim kamerierin e një bari ku ajo kishte qëndruar disa orë, rreth një javë më parë.

Shtetasja e huaj, një afro-amerikane, 37-vjeçare, e cila është pjesë e një misioni të huaj në Shqipëri, ka kallëzuar ngjarjen në komisariatin nr.1 dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit për ngjarjen.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se shtetasja e huaj, me iniciale L.R., 37 vjeçe, është paraqitur për të bërë kallëzim në komisariatin nr.1 paraditen e së premtes.

Ndërsa shpjegonte se ngjarja kishte ndodhur më datë 9 dhjetor, pra një javë para se ajo ta denonconte në polici. Megjithatë nuk ka dhënë shpjegime për arsyen e vonesës së kallëzimit të ngjarjeve, pasi, sipas saj, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Paraditen e së premtes, në komisariatin nr.1 është paraqitur një 37-vjeçare me shtetësi amerikane, e cila ka denoncuar një kamerier për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R., shprehet se të premten, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, ku ka qëndruar për disa orë.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri me iniciale F.A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të.

Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpinë ku qëndron në Tiranë, që ndodhet jo shumë larg lokalit ku ajo kishte pirë, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj.

Por në kallëzim ajo ka deklaruar se për shkak të pijes, nuk ka ndaluar që të flasë me të, duke vijuar rrugën për në shtëpi. Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit nr.1 kanë arrestuar shtetasin F.A., 20 vjeç, pasi dyshohet se më datë 9 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L.R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16 dhjetor te komisariati nr.1 dhe ka bërë kallëzim.

Në kallëzim pretendohet se, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas, duke ushtruar dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Zjarr Tv Ad