Amnistia, Burgjet “ngriva-shkriva” me prokurorin e korruptuar Haxhi Giu

0
609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burgjet bënë sot “ngriva-shkriva” me prokurorin e korruptua, Haxhi Giu. Ai u lirua nga amnistia dhe më pas u rikthe në mjediset e burgut të Peqinit ku kishte vuajtur një dënim modest. Por në fund ai u la i lirë sërish dhe tashmë është përfundimisht në liri.

Gjithçka erdhi pasi drejtoria e Burgut në Peqin i kishte kërkuar Giut, i cili akuzohej për korrupsion, që të rikthehej në burg, pavarësisht faktit se ai përfitoi nga amnistia, mes shumë të dënuarve të tjerë.

Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje.

“Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, – tha Giu duke denoncuar faktin më media.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani deklaroi se ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i cili ishte mes të dënuarve që përfituan sot lirinë nga amnistia, është rikthyer në ambientet civile të burgut.

Në një lidhje telefonike, Kopani tha se Giu u rikthye në burg për verifikim, ndërsa shtoi se ai do të jetë përfitues sipas ligjit.

Kopani pohoi se për shkak të amullisë së krijuar në media për rastin “Giu”, drejtoria e Burgjeve vendosi të rishikojë rastin dhe dosjen e tij.

“Është rikthyer në ambientet e civile të burgut, dhe jo në burg. Duke bërë kështu kalkulimin e ditëve të burgut. Ne me korrektësi për zbatimin e ligjit kërkuam një hetim për vendimin e gjykatës. Zotëria nuk mund të privohet nga e drejta e tij por për shkak se jemi në limite, ne pas shqyrtimit, me mirëkuptimin e Giut, do bëjmë vendime të mëtejshme”, – tha Kopani.

Ish-Prokurorit të Krujës, Haxhi Giu i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg. Por ai ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit që në mëngjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori. Ditën e sotme 130 persona kanë lënë qelinë e burgut të Peqinit, duke përfituar nga amnistia.

Zjarr Tv Ad