Amnistia fiskale, Balliu: Lidhja e qeverisë me krimin është fakt! Në Shqipëri do mbeten vetëm patronazhistët

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv raportin e FMN dhe shuplakën që i dha amnistisë fiskale. Balliu deklaroi se qeveria ka marrëveshje me mafien, krimin e organizuar dhe jo me ndërkombëtarët.

Shefi i Organizimit në PD theksoi se situata është mjaft kritike ndërsa shtoi se qeveria po krijon një amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit në ndërtime e projekte korruptive.

Ndër të tjera Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria po shpopullohet dhe të vetmit që kanë mbetur në vend janë patronazhistët.

“Qeveria e lidhur me krimin po krijon një amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit në pallate, ndërtime dhe projekte korruptive.

Në këtë situatë kaq kritike që vihet në rrezik jeta e qytetarëve dhe jeta e këtij shteti, mendoj se çdo debat tjetër nuk ka asnjë rëndësi përveç njërit, si do duhet të bashkohemi për të mbrojtur një interes shumë më të madh, interesat e një shteti.

Shteti rrezikon shumë. Nuk mbetemi në metafora. Sot kemi një shtet të shpopulluar. Këtu po mbeten vetëm patronazhistët.

Tashmë është fakt marrëdhënia e qeverisë me krimin. Amnistia është një nga proceset e bashkëpunimit të qeverisë me krimin.”-tha Balliu.

Zjarr Tv Ad