Amnistia fiskale, Ervin Salianji: I shkelet syri mafias, përpjekje për të legalizuar paratë e pista të krimit

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur në lidhje me draftin për amnistinë fiskale për të cilin është shprehur se është një mënyrë për të legalizuar paratë e pista të ardhura nga krimi dhe droga.

Sipas Salianjit shumica e zyrtarëve nuk përdorin familjarët, por persona të tretë të cilët përfitojnë nga paratë publike dhe tenderat.

Salianji shton se qeveria nuk ka nevojë për para që bën amnisti fiskale, pasi buxheti i shtetit ka të ardhura më shumë se sa ishte parashikuar si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Ky është një draft për të legalizuar paratë e pista të krimit dhe korrupsionit. Shqipëria është në gjendje katastrofike me para që vijnë për shkak të infrastrukturës kriminale me transportin e drogërave të rënda dhe kanabisin, është një projekt që i shkel syrin krimit dhe mafias por u pa sot edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PS që u fokusua tek çunat e Londrës. Nuk ka emigrant me 2 milion euro.

Parashikimi i ligjit për pastrimin e parave që kaloi 2-3 muaj më parë në Kuvend, për të shmangur persona të afërt me politikanë, është lënë një nen evaziv. Një pjesë e mirë e zyrtarëve të lartë nuk përdorin drejtpërdrejtë familjarë apo të afërm të identifikueshëm por persona të tretë të cilët përfitojnë nga paratë publike dhe tenderat. Është rasti tipik i inceneratorëve.

Nuk ka njeri në Shqipëri 2 milion euro të padeklaruara. Edhe emigrantët e kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në sistem atje ku jetojnë pasi ndryshe nuk mbijetojnë.

Marrim rastin kur një qytetar është i detyruar të paguajë 23 përqind apo më shumë tasa. Ai që ka shmangur dhe ka bërë evazion do të paguajë 7 përqind. Kush është mesazhi për shoqërinë, ata që kanë paguar deri tani dhe kanë punuar ndershëm?

Qeveria nuk ka ndonjë nevojë për para që bën amnistinë fiskale, pasi buxheti i shtetit ka të ardhura më shumë se sa ishte parashikuar si pasojë e rritjes së çmimeve”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad