Amnistia Fiskale, Presidenti i Dhomës Amerikane: Ritet rreziku i pastrimit të parave dhe përfshirjes së personave të inkriminuar

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar dje qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale”- Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë.

Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qëndrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm. Jaço, sqaroi se konkluzionet e AmCham nuk janë mendim i një individi, por pjesë e një procesi që rrjedh nga strukturat e AmCham – pra është i gjithë institucioni me strukturat përkatëse që ka marrë pjesë në ndërtimin e opinionit.

Kanë qenë 3 komitete të përfshira në proces; Komiteti Ligjor, Komiteti i Investimeve dhe ai i Taksave. Secili nga komitetet jep qëndrimin, i cili ka qenë i përbashkët por me këndvështrime të ndryshme, që i shkon bordit të AmCham qe aprovon qëndrimin.

“Unë dua të shpjegoj shumë shkurt se ku qëndrojmë ne, sepse mund të ketë pasur edhe ndonjë keqkuptim. Ne kemi pasur tre çështje kryesore. E kuptojmë që ligji mund të ketë një intencion pozitiv por nga ana tjetër, kemi identifikuar disa risqe. Në opinionin tonë, garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale nuk kanë qenë të mjaftueshme. (Mendoj që ndërkohë po zhvillohet një debat i shëndetshëm mbi këtë me sens përmirësimi)”, deklaroi Jaço.

Zjarr Tv Ad