Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës të zjarrëfikses në Roskovec pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec.
“Shqiponjat” kanë kontrolluar në mjetin e 22-vjeçarit dhe kanë gjetur 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.