Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, ka marrë nga Kryemnistri Edi Rama, pasaportën shqiptare.
Ana Oxa, është këngëtarja me origjinë shqiptare, por e lindur dhe rritur në Itali. Këngëtarja bashkë me moderatorin Ardit Gjebrea, ka vizituar kalanë e Krujës, ku është shfaqur Kryeministri Edi Rama, ku I ka dorëzuar asaj pasaportën shqiptare.
“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama.
Më pas, Kryeminstri nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha).
“Tashmë jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, u shpreh kështu kreu i qeverisë Rama.