Analistët: Ata që qëndrojnë pas sulmeve kibernetike po kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmi kibernetik iranian ndaj institucioneve shqiptare është diskutuar sërish mbrëmjen e së martës në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuarit në studio nënkryetari i PL, Agim Nesho, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, analistët Mentor Nazarko dhe Agim Baçi, theksuan se pas këtij sulmi mund të mos jenë vetëm iraninët por edhe forca të tjera si Rusia.

Sipas tyre ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve kibernetike kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin por edhe për të provokuar vendet aleate.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Po sulmohet aleatët e SHBA në Ballkan?

Harxhi: Po edhe kështu mund të merret sepse janë të gjitha vendet që po sulmohen. Ne nuk dimë shumë sepse ka mungesë transparence nga kjo qeveri.

Xhafo: Por Microsoft ka thënë që po publikojnë raportin me lejen e qeverisë shqiptare?

Harxhi: Qeveria shqiptare e ka detyrim të sqarojë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Dje dolën në media se të dhënat e shqiptarëve po shiten. Ka një sulm në rajon kjo është e vërtetë. Kjo e Shqipërisë ka nisur në 2021-n. Sulmi ishte i pritshëm, por qeveria shqiptare nuk ka marrë masa.

Baçi: Është kontaktuar nga Microsoft një kompani tjetër ku punonin shqiptarë. Qeveria shqiptare duhet të marrë ekspertët më të mirë dhe t’i paguajë. Janë hedhur miliona. Është lajmëruar se Ballkani është pikë prove qoftë për rusët, tani dolën dhe iranianët. Ne jemi të ekspozuar, por në Malin e Zi pati grusht shteti. Ballkani mbetet pika e dobët ku këto fuqitë provokojnë aleatët. Ne kemi fatin e madh se jemi anëtarë të NATO-s.

Harxhi: Nuk është se po sulmohen aleatët e SHBA, por po sulmohen qeveritë e dobëta të aleatëve të SHBA-së, të cilat nuk kanë marrë masat e duhura.

Nesho: Vetë qeveria, prandaj nuk ka investuar në këtë sistem. Ishte sa më e lehtë për të thyer sistemin dhe për të justifikuar veten e saj.

Xhafo: Po pse qeveri e dobët, janë sulmuar vende më të zhvilluara sesa ne?

Nesho: Ne po e shikojmë që kësaj qeverie i kanë ndodhur shumë skandale. Para disa muajsh ishte rrjedhja e listës së pagave dhe nuk u mor asnjë masë. Ju e thatë që kemi një situatë që nga janari i 2021 ndërkohë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk e mori për bazë. Të gjitha këto aspekte nxorën një qeveri të paaftë. Lidhur me pyetjen tuaj unë them që është një situatë është komplekse. Ballkani është pika ku vendet revizioniste të krijojnë një qendër. Ka një plan të përbashkët për dezinformimin. Interesat e tyre janë për të kthyer Ballkanin në një zonë të destabilizuar, kjo është ajo që Rusia kërkon.

Nazarko: Iranianët po e shndërrojnë territorin shqiptar në një pikë përplasjeje, sepse ata që janë brenda atij kampi në Manzë pon detektojnë për të treguar se kush ishin hakerat. Unë mendoj se nuk është vetëm Irani me siguri edhe Rusia, ka zëra për Serbinë. ABC NEWS

Zjarr Tv Ad