Analisti Arjan Curri bën parashikimin e fortë: Brenda Qershorit SHBA do të shpallë “non-grata” ish-ministra të PS dhe pronarë mediash, për këtë kam informacione…

0
4299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Arjan Curri, ishte i ftuar në “Open”, ku bëri një parashikim një të fortë, teksa ishin duke folur për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

Curri u shpreh se brenda muajit Qershor, SHBA do të shpallë “non-grata” disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar të medias.

“Ata e dinë këtë se u është refuzuar viza për në Amerikë”, u shpreh Curri.

Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit Qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar media. Personat në fjalë, e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh, u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zbythur” opozitën.

Zjarr Tv Ad