Në emisionin “Zonë e Lirë”, teksa diskutohej gjendja politike në venditn tonë, pati një debat mes Arjan Currit dhe Çim Pekës, lidhur me situatën në PD dhe rolin e amerikanëve në luftën që ka plasur mes Bashës dhe Berishës.
Debati në studio:
Çim Peka: Basha nuk ekziston, vetëm ju e shikoni, mban në dorë vetëm vulën.
Arjan Curri: E sheh edhe Amerika, i vajti në zyrë Bashës ambasadorja.
Çim Peka: Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin, do të bëjë Kryeministër Lulzim Bashën…
Arjan Curri: Mendoj se kë do Amerika, ai bëhet Kryeministër.
Çim Peka: Zonja Kim është garantja e marrëveshjes së 5 qershorit. Do të bëhemi serioz apo jo? Një ambassador nuk është Amerika. Amerika janë vlerat.
Arjan Curri: Është përfaqësuese e Amerikës.
Çim Peka: Cdo shqiptar i shkolluar, që ka parë këtë debat nga Amerika, mbajnë anën e Berishës dhe jo të Bashës. Çdo shqiptar që e ka parë Amerikën nëpërmjet televizorit, janë në anën e Bashës. Me Amerikën, jemi me vlerat, ambasadorët shkojnë dhe vijnë. Zonja tha, mësova gjëra dhe ja thashë Bashës. Ato që ka bërë deri tani, i ka bërë pa i ditur gjërat.