Analisti i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën paralajmërimin e fortë

0
3048
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’ situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Ai tha se po u vazhdua në këtë mënyrë ata kurrë s’kanë për ta kapërcyer Lanën sepse po harrojnë të shkojnë në pushtet.

Komenti i Vangjelit:

“Sot PD e ka marrë lumi, dhe jo Drini se ka shumë ujë por Lana. Është kaq e vogël ajo që ka mbetur sa po mbytet në Lanë. Problemi është se cilido qoftë zhvillimi nesër po u vazhdua në këtë mënyrë kurrë s’kanë për ta kapërcyer Lanën sepse këta po harrojnë të shkojnë në pushtet dhe në këtë mënyrë kjo që ndodhi tani duhet të kishte ndodhur në prill sepse i gjithë ai zinxhir që përmende duhet të ishte larguar si humbës.

Shqetësimi është jo çfarë ndodh te PD, por te hahengu që bënë Rama ditë për ditë kur ju sheh ju teksa kacafyteni. Pushteti është këtej, ju e shihni kokrrën e misrit nga ana tjetër.”, u shpreh Vangjeli.

Zjarr Tv Ad